BP: Rritja e çmimit të bukës ndikon edhe tek çmimet tjera në Maqedoni - Bota Sot
BP: Rritja e çmimit të bukës ndikon edhe tek çmimet tjera në Maqedoni

Maqedonia

BP: Rritja e çmimit të bukës ndikon edhe tek çmimet tjera në Maqedoni

Më: 5 dhjetor 2018 Në ora: 17:12
Ilustrim

Shtrenjtimi i bukës do ta rrisë inflacionin, paralajmërojnë nga Bankën Popullore. Çmimi më i lartë i bukës do ta rrisë çmimin edhe të produkteve dhe shërbimeve tjera për qytetarët. Nga Banka qendrore thonë se ata janë vigjilentë rreth situatës, por nuk mund të ndikojnë në këtë vendim, sepse çmimi rregullohet në tregun e lirë. Analiza e BPRM-së tregon se nga mesi i vitit 2017 ka pasur një trend rritës në çmimet e grurit në bursat botërore, si dhe një rritje e çmimit të naftës së papërpunuar, të cilët janë ndër faktorët që e korrigjojnë edhe çmimin e bukës në pakicë.

“Aktualisht, inflacioni mesatar i brendshëm është 1.5%, ndërsa për të gjithë vitin 2018 presim që mesatarisht të jetë rreth 1.6%. Në vitin 2019, parashikohet përshpejtim i lehtë në 2%. Ajo që është e rëndësishme është se në këto parashikime tashmë janë përfshirë edhe supozimet për rritje të mëtejshme në çmimet botërore të ushqimit dhe energjisë, dhe rrjedhën e tyre ndaj çmimeve të brendshme. Tani për tani nuk presim ndonjë devijim të rëndësishëm nga rruga e parashikuar e inflacionit vendor, deri në fund të këtij viti dhe të vitit të ardhshëm”, thonë nga Banka Popullore e Republikës së Maqedonisë.

Qytetarët ankohen për këtë vendim. Ata thonë se janë të befasuar me këtë lëvizje të furrtarëve. Por pohojnë se një pjesë e mirë e produkteve të tjera në markete shiten me një çmim më të lartë në krahasim me vitin e kaluar.

“Përveç kësaj do të shtrenjtohen edhe gjëra tjera, më treguan persona profesional. Kjo nuk bën, nuk jam i përcaktuar në aspektin partiak, as për të parët, as për të dytët. Pushteti është i ëmbël, çohu ti, të ulem unë”.

“Do të gatuajmë, çfarë të bëjmë. Pesë kilogramë miell kushtojnë 100 denarë, e prej tyre sa bukë do të nxjerrësh?”.

“Gjithçka është shtrenjtë, katastrofë. Pensioni është vetëm për ilaçe dhe fatura, nuk mbërrin asgjë”.

Industria e mullisëve dhe furrtarëve mori vendim që ta rrit çmimin e bukës për rreth 3 denarë, me arsyetimin se kanë shpenzime më të larta gjatë prodhimtarisë. Mullisët ankohen edhe për rendimentin shumë të dobët të grurit, naftës më të shtrenjtë dhe mungesën e fuqisë punëtore në këtë biznes, e me këtë edhe rritjen e imponuar të pagave në këtë sektor. Ky shtrenjtim i produktit elementar ushqimor vjen pas një pauze prej 7 viteve. Asokohe, buka u shtrenjtua për shkak të çmimit të lartë të rrymës.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
test