Refuzohet ankesa për paraburgim të Mijallkovit për lëndën “Perandoria”

Maqedonia

Refuzohet ankesa për paraburgim të Mijallkovit për lëndën “Perandoria”

Më: 5 dhjetor 2018 Në ora: 17:42
Sasho Mijallkov

Këshilli Penal në kuadër të Gjykatës Themelore Shkup 1 ka refuzuar ankesën për shfuqizimin e paraburgimit për ish-drejtorin e DSK-së Sasho Mijallkov, për lëndën !Perandoria”.

“Duke proceduar pas ankesës së mbrojtjes së të akuzuarit SH.M. të paraqitur kundër vendimit të gjyqtarit të procedurës paraprake për të pranuar propozimin e Prokurorisë Publike për ndjekjen veprave penale që kanë të bëjnë dhe që rrjedhin nga përgjimet e paligjshme të komunikimeve për caktimin e masës së paraburgimit për rastin e prokurorisë të quajtur “Perandoria”, Këshilli Penal i Gjykatës Themelore Shkup 1 dje, mbajti një takim publik në praninë të palëve. Pas vlerësimit të fakteve dhe provave në ankesë, këshilli miratoi një vendim i cili hodhi poshtë ankesën dhe konfirmoi vendimin e gjyqtarit të procedurës paraprake”, thonë nga Këshilli Penal.

Për Mijallkovin ka katër akuza dhe për lëndët “Shënjestra-Fortesa”, “Tortura”, “Trezor” dhe “Titanik 2”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat