Ninxha: Sulmi në Kuvend është komanduar nga shtabi i VMRO-DPMNE-së - Bota Sot
Ninxha: Sulmi në Kuvend është komanduar nga shtabi i VMRO-DPMNE-së

Maqedonia

Ninxha: Sulmi në Kuvend është komanduar nga shtabi i VMRO-DPMNE-së

Më: 6 dhjetor 2018 Në ora: 12:32
Sulmi ne Kuvend

“Sulmi në Kuvend më 27 prill të vitit të kaluar është komanduar nga shtabi paramilitar i VMRO-DPMNE-së”, deklaroi i akuzuari, Aleksandar Vaslievski – Ninxha, gjatë seancës së sotme gjyqësore, njofton Portalb.mk.

Përpara sulmit, Mijallkov i ka thënë që të drejtohet te shtabi, ndërkaq prej atje udhëzimet me telefon i ka dhënë BIlajana Brishkoska, e cila ka komunikuar me Trajko Veljanovskin, Mile Janakieskin, Spiro Ristovskin dhe Bogdan Ilievskin, ndërkaq udhëhzime ka dhënë edhe Kiril Bozhinovski. Mitko Çavkov ka komunikuar me Mitko Peshov.

Ninxha në mbrojtjen e tij sot deklaroi përpara Gjykatës se udhëheqësit e protestave “Për Maqedoni të Përbashkët”, janë kontrolluar nga VMRO-DPMNE. Në shtabin e VMRO-DPMNE-së ka qenë edhe Boris Josifvski nga kabineti i presidentit, Gjorge Ivanov, i cili ka thënë se në çdo moment mund të shpallet gjendje lufte.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
test