Zoran Zaev prej sot për vizitë zyrtare në Portugali - Bota Sot
Zoran Zaev prej sot për vizitë zyrtare në Portugali

Maqedonia

Zoran Zaev prej sot për vizitë zyrtare në Portugali

Më: 7 dhjetor 2018 Në ora: 09:21
Zoran Zaev

Kryeministri i Maqedonisë Zoran Zaev, sot dhe nesër do të qëndrojë për vizitë pune në Lisbonë të Portugalisë.

Gjatë kohës së vizitës, Zaev do të ketë takim me kryeministrin e Portugalisë Antonio Costa, si dhe kryeministrin e Spanjës, Pedro Sanchez.

“Zaev do të realizojë takim edhe me përfaqësuesen e lartë për politikë të jashtme të BE-së Federica Mogherini, e cila do të merr pjesë në panelin për diskutim. Gjatë vizitës në Lisbonë, Zaev do të merr pjesë në takimin e shefave dhe përfaqësuesve të partive pjesëtare të Partisë Socialiste Evropiane (PSE)”, thonë nga qeveria.

Ata shtojnë se Zaev gjithashtu do të jetë pjesë e Kongresit të PSE-së, ku do të duhet të zgjedhet kandidati i përbashkët i PSE për kryetar të Komisionit Evropian, ndërsa zgjedhja duhet të bëhet pas zgjedhjeve në Parlamentin Evropian vitin e ardhshëm.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...