Mickoski: Ekziston projekt për shkatërrimin e OBRM-PDUKM-së

Maqedonia

Mickoski: Ekziston projekt për shkatërrimin e OBRM-PDUKM-së

Më: 7 dhjetor 2018 Në ora: 10:25
Hristijan Mickoski

Kryetari i OBRM-PDUKM-së Hristijan Mickoski, dje ka vizituar anëtarët e partisë së tij në Kisella Vodë, ku edhe ka realizuar takime me qytetarët dhe simpatizantë të partisë.

Ai tha se proceset gjyqësore që për momentin janë kundër OBRM-PDUKM-së, bëhen me qëllim që të fshihen politikat e gabuara të LSDM-së.

“Ky gjyqësor Kacarska dhe kjo prokurori Ruskovska, me këto dëshmi të inskenuara, të cilat i shohim çdo ditë kanë për qëllim ta realizojnë projektin për ta shkatërruar OBRM-PDUKM-në. Ata janë të vetëdijshëm se derisa partia jonë merr frymë, karriera e tyre politike vendoset në pikëpyetje”, tha Mickoski.

Ai foli edhe për ekonominë, ku tha se po ndodh shkatërrim i vërtetë. Mickoski tha se do të vendosen tatime më të larta, që sipas tij, çmimin do ta paguajnë qytetarët.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat