OBRM-PDUKM: Shkupi, Tetova dhe Manastiri në mesin e dhjetë qyteteve më të ndotura

Maqedonia

OBRM-PDUKM: Shkupi, Tetova dhe Manastiri në mesin e dhjetë qyteteve më të ndotura

Më: 7 dhjetor 2018 Në ora: 10:26
OBRM-PDUKM

Partia opozitare maqedonase OBRM-PDUKM, përmes një kumtese për media akuzon pushtetin se po e ngufat shtetin në tym. Sipas tyre, Shkupi, Manastiri dhe Tetova janë në mes dhjetë qyteteve më të ndotura në botë.

“Maqedonia nën pushtetin e LSDM-së është mbuluar nga tymi. Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë tre qytetet tona janë në mesin e dhjetë qyteteve më të ndotura në botë. Shkupi, Manastiri dhe Tetova janë në krye të listës për nga ndotja e ajrit, ndërsa Zoran Zaev, Jani Makraduli, Petre Shilegov, Natasha Petrovska dhe Teuta Arifi nuk ndërmarrin asgjë”, thonë nga OBRM-PDUKM.

Ata shtojnë se dhjetëra qytetarë çdo ditë frekuentojnë spitalet si pasojë e sëmundjeve në zemër për shkak të ndotjes së ajrit.

Partia opozitare thekson se pushteti nuk brengoset për qytetarët, por vetëm për interesat partiake dhe se është koha që ata ta lëshojnë pushtetin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat