“Gjyqësori në Maqedoni ka nevojë për ‘ndërhyrje kirurgjikale'”

Maqedonia

“Gjyqësori në Maqedoni ka nevojë për ‘ndërhyrje kirurgjikale'”

Më: 7 dhjetor 2018 Në ora: 12:10
Ilustrim

Juristi por njëherazi edhe mjek, Artan Dika vlerëson se sistemi gjyqësor ka nevojë për një “ndërhyrje të fortë kirurgjikale”, edhe pse nuk beson fortë në këtë sepse reformat nuk kanë munguar nga asnjë qeveri, por problemi qëndron se ato nuk zbatohen sepse politika gjithmonë ka përdorur gjyqësorin për interesat e veta, duke mos lënë pa përmendur rastin e fundit me deputetët e akuzuar për 27 prillin.

“Sistemi gjyqësor ka nevojë për një ndërhyrje kirurgjikale të madhe dhe komplekse. Sinjalet që vijnë nuk janë fortë të mira, megjithëse reformime ka pasur që 20 vjet, por nuk ka pasur përmirësim. Çdo pushtet që ka ardhur ka ndryshuar ligjet, por implementimi i tyre ka lënë për të dëshiruar”.

“Gjithmonë ka pasur tendencë që politika ta verë nën kontroll gjyqësorin. Do të thotë gjyqësor ka tendencë të ndërrojë padron. Mesazhi gjithsesi nuk është i mirë, duke pasur parasysh se çfarë po ndodh me deputet e akuzuar për ngjarjet e 27 prillit në këmbim të ndryshimeve kushtetuese”, tha Dika për Alsat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat