Dimitrov: Maqedonia e ka pasur dëmin më të madh nga moszgjidhja e kontestit të emrit

Maqedonia

Dimitrov: Maqedonia e ka pasur dëmin më të madh nga moszgjidhja e kontestit të emrit

Më: 7 dhjetor 2018 Në ora: 13:33
Nikolla Dimitrov

Në debatin e sotëm publik për ndryshimet kushtetuese, i cili është i treti me radhë, kanë marrë pjesë ministri i Punëve të Jashtme Nikolla Dimitrov dhe zv.kryeministri për Çështje Evropiane Bujar Osmani.

Dimitrov në fjalimin e tij tha se dëmin më të madh nga moszgjidhja e kontestit me Greqinë e ka pasur Maqedonia. Sipas tij, shtetet tjera si SHBA, Rusia, Gjermania, por edhe Greqia nuk kanë pasur asnjë dëm nga kontesti i emrit.

Dimitrov ka thënë se Maqedonia akoma nuk është anëtare e NATO-s dhe se është interes i saj që çështja e emrit të merr fund dhe të zgjidhet.

“Duam ta përmbyllim kapitullin e identitetit, NATO-s dhe BE-së. Këto janë tre qëllim që dëshirojmë t’i arrijmë”, tha Dimitrov në debatin e sotëm i cili u organizua në Akademinë e Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë.

Ai gjithashtu foli edhe për një pjesë të amendamenteve, për të cilat tha se disa propozime mund të bëhen pjesë e amendamenteve dhe duhet të dëgjohen në debat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat