Ivanov: Gishti drejtohet kah unë, por së shpejti do të dihen aktorët e 27 prillit

Maqedonia

Ivanov: Gishti drejtohet kah unë, por së shpejti do të dihen aktorët e 27 prillit

Më: 7 dhjetor 2018 Në ora: 14:27
Gjorge Ivanov

Presidenti Gjorge Ivanov ka hedhur pretendimet se ai kishte përgatitur shpalljen e gjendjes së luftës në mbrëmjen e dhunës në Kuvend më 27 prill.

Ai ka vlerësuar se ky pretendim është një përpjekje e dëshpëruar për ta kthyer vëmendjen nga përgjegjësit kryesorë për ngjarjen te presidenti i shtetit.

Duke u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve gjatë ndarjes së çmimeve “Cilësia e Maqedonisë”, Ivanov tha se drejt tij është gishti, por kur gjykata të merr vendimin do të dihet se kush kanë qenë aktorët e vërtetë të 27 prillit.

“Opinioni i beson të akuzuarit, e jo institucioneve zyrtare. Kishte deklaratë edhe nga prokurorja, edhe nga Armata edhe nga kabineti. Deklaratat tona janë më të përmbajtura nga ato të të akuzuarit, i cili tenton të bëjë gjithçka që të shmang atë që e pret. Pyetne se ku kanë qenë gjeneralët atë ditë, shefi i shtabit gjeneral, ushtria”, tha mes tjerash Ivanov.

Ai njoftoi se pasdite do të ketë njoftim zyrtar dhe do të sqarohet në lidhje me këtë çështje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat