Rritet kostoja e jetesës në Maqedoni

Maqedonia

Rritet kostoja e jetesës në Maqedoni

Më: 8 dhjetor 2018 Në ora: 12:26
Ilustrim

Shpenzimet e jetesës për muajin nëntor të këtij viti krahasuar me nëntorin e vitit të kaluar janë rritur për 1.2 për qind, dhe krahasuar me tetorin e këtij viti ato janë ulur për 0.2 për qind, njoftojnë nga Enti Shtetëror për Statistika.

Çmimet me pakicë në nëntor të këtij viti krahasuar me nëntor të vitit të kaluar ishin më të larta për 1.9 për qind, ndërsa krahasuar me muajin tetor, ato kanë rënie për 0.5 për qind.

Rënie të Indeksit të kostos së jetesë në muajin nëntor 2018, krahasuar me muajin e kaluar, është regjistruar në frutat e freskëta dhe të ftohta me 14.3 për qind, perimeve të ngrira, përveç patateve dhe perimeve tjera 1.6 përqind, vaj dhe yndyrë, të thata perime, perime të tjera të konservuar dhe të përpunuara për 0.8 për qind, qumështi me 0.6 për qind, produkte të tjera buke për 0.3 për qind, miell dhe drithëra të tjera, jogurti për 0.2 për qind.

Një rënie e indeksit të shpenzimeve është regjistruar në transportin ajror të udhëtarëve me 7.4 për qind, lëndëve djegëse për 4.2 për qind, gazit për familjet për 2.2 për qind, pajisjeve telefonike dhe telefaks për 0.4 për qind.

Nga ana tjetër, përqindja e papunësisë për tremujorin të këtij viti është zvogëluar për 20.8 për qind, njoftojnë nga Enti Shtetëror për Statistika.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat