Zaev-Costa: Portugalia e mbështet anëtarësimin e Maqedonisë në BE dhe NATO

Maqedonia

Zaev-Costa: Portugalia e mbështet anëtarësimin e Maqedonisë në BE dhe NATO

Më: 8 dhjetor 2018 Në ora: 13:43
Zoran Zaev

Kryeministri Zoran Zaev u takua me kryeministrin e Portugalisë, Antonio Costa, gjatë një vizite punës në këtë vend.

“Kryeministri Zaev ka vlerësuar takimin si një mundësi të shkëlqyer për të inkurajuar mundësitë për përmirësimin e marrëdhënieve midis Maqedonisë dhe Portugalisë në nivelin më të lartë, dhe e ftoi kryeministrin portugez Costa për vizitë zyrtare në Maqedoni. Dy kryeministrat kanë pikëpamje të përbashkët se ato përfaqësojnë interesat identikë të të dy vendeve dhe kur bëhet fjalë për disa nga çështjet globale, evropiane dhe rajonale. Në këtë drejtim, kryeministri Zaev informoi homologun e tij nga Qeveria e Republikës së Portugalisë për gjendjen aktuale të marrëdhënieve të Maqedonisë me fqinjët dhe vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor dhe theksoi qasjen pozitive dhe aktive të vendit tonë për promovimin e marrëdhënieve me secilin vend të rajonit veç e veç”, thuhet në deklaratën e Qeverisë.

Në këtë drejtim, Kryeministri Zaev njoftoi rezultatet e marrëveshjeve me Republikën e Bullgarisë dhe veçanërisht me Republikën e Greqisë lidhur me çështjen e emrit dhe theksoi zhvillimet pozitive për anëtarësimin e Republikës së Maqedonisë në BE dhe NATO.

Kryeministri portugez Costa shprehu mbështetjen e tij të padiskutueshme për anëtarësimin tonë në NATO dhe BE dhe inkurajoi zbatimin e plotë të marrëveshjes së Prespës si një parakusht kryesor për këtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat