Martin Protugjer shpëton nga ndjekja penale për rastin “Talir”

Maqedonia

Martin Protugjer shpëton nga ndjekja penale për rastin “Talir”

Më: 8 dhjetor 2018 Në ora: 15:36
Ish-kreu i kabinetit të kryeministrit Nikolla Gruevski dhe ish-sekretari i OBRM-PDUKM-së, Martin Protogjer,

Ish-kreu i kabinetit të kryeministrit Nikolla Gruevski dhe ish-sekretari i OBRM-PDUKM-së, Martin Protogjer, ka shpëtuar nga ndjekja penale për rastin “Talir”, njofton “Makfax”. Për atë, vepra penale është vjetërsuar dhe nuk mund të ndiqet penalisht.

Protugjer në periudhën prej vitit 2009 deri në vitin 2012, si nënshkrues i autorizuar i xhirollogarisë së partisë, edhe pse nuk e ka pasur të lejuar, ai ka lejuar qarkullimin e mëtejshëm të parave të paguara nga pagesat PP10, si donacione dhe tarifa për anëtarësim.

“Martin Protugjer, për të cilin vepra penale është e vjetruar, megjithëse ishte i detyruar dhe mund të kishte ditur se paratë vinin nga krimi, si nënshkrues i autorizuar i xhirollogarisë së rregullt i personit juridik të akuzuar – partisë politike OBRM-PDUKM duke nënshkruar fletëpagesa, mjete në të holla ku ka ardhur deri tek vepra penale në një shumë totale prej 20.550.000 denarë, i liroi në qarkullim të mëtejshëm”, thuhet në një pjesë të aktakuzës.

Protugjer është akuzuar ehe në rastin “Titanik” për shoqata kriminale, abuzim me fondeve për financimin e fushatës zgjedhore dhe shkeljen e lirisë së përcaktimit të votuesve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat