LSDM: Ivanov dje e pranoi se anëtari i kabinetit të tij ka qenë në selinë e OBRM-PDUKM-së më 27 prill

Maqedonia

LSDM: Ivanov dje e pranoi se anëtari i kabinetit të tij ka qenë në selinë e OBRM-PDUKM-së më 27 prill

Më: 8 dhjetor 2018 Në ora: 18:59
LSDM

Nga partia në pushtet LSDM thonë se Gjorge Ivanov dje ka pranuar që shefi i kabinetit të tij Boris Josifoski ka qenë në selinë e OBRM-PDUKM-së, njofton Telegrafi Maqedoni.gjyqësor 

“Ky pranim i Ivanovit konfirmon një pjesë të dëshmive në procesin gjyqësor për dhunën më 27 prill. Deklaratat e të dyshuarve dhe informacionet në dispozicion të publikut tregojnë pikërisht në pallatin luksoz “në kati i tetë” në selinë e OBRM-PDUKM-së janë koordinuar aktivitetet të pushtimit të Kuvendit më 27 prill. Mickoski nuk kërkon përgjegjësi por e vë veten në mbrojtjen e autorëve dhe krimit të Nikolla Gruevskit. Kjo është arsyeja pse Mickoski dhe lidershipi antikombëtar i OBRM-PDUKM-së kërkojnë amnisti për të gjithë organizatorët dhe autorët e dhunës. Kjo është arsyeja pse Mickoski organizon protesta për mbrojtjen e krimit, ku ai i referohet kërcënimeve ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve. Kjo është arsyeja pse Mickoski është kundër pajtimit, prandaj pengon proceset që ofrojnë anëtarësim në NATO dhe BE. Mickoski dhe udhëheqësisë së OBRM-PDUKM-së duhet tu jetë e qartë, amnistia për autorët dhe kryerësit dhunës më 27 prill”, thuhet në deklaratën e LSDM-së./Telegrafi/

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat