Kouloglou: I vetmi lajm i mirë në Evropë është marrëveshja e Prespës

Maqedonia

Kouloglou: I vetmi lajm i mirë në Evropë është marrëveshja e Prespës

Më: 9 dhjetor 2018 Në ora: 14:02
Foto ilustrim

Marrëveshja e Prespës është e vetmja punë e mirë në këtë moment në Evropë, thotë eurodeputeti grek nga radhët e “SYRIZA”, Stoil Kouloglou në një intervistë me agjencinë greke të lajmeve ANA-MPA, njofton korrespondentja e AIM-së nga Athina.

“Shumica e gjërave që po ndodhin në Evropë janë të këqija: Brexit, protestat në Francë, dobësimi i Merkelit, rritja e së djathtës ekstreme. I vetmi lajm i mirë që ekziston në këtë moment në Evropë është marrëveshja e Prespës, e cila në njëfarë mënyre stabilizon situatën në Ballkan”, thotë Kouloglou.

Eurodeputeti grek tha se marrëveshja e Prespës do të ratifikohet në Kuvendin grek, ndërsa në lidhje nëse zgjidhja do të ishte më e fortë nëse qeveria e më hershme arrinte konsensus me partitë e opozitës, Kouloglou tha se marrëveshja u arrit në bazë të linjave ekzistuese greke kombëtare.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat