Gjorgiev: Kur do të vjen deri tek temat më të ndjeshme mund të kemi probleme

Maqedonia

Gjorgiev: Kur do të vjen deri tek temat më të ndjeshme mund të kemi probleme

Më: 9 dhjetor 2018 Në ora: 15:00
Dragi Gjorgiev

Drejtori i Institutit për Historinë Kombëtare, Dragi Gjorgiev tha se kur do të bisedohet për temat më të ndjeshme me palën bullgare do të mund të na dalin probleme.

“Si do të përparojë procesi i negociatave dhe kur të arrijmë në ato lëndë më të ndjeshme siç është shekulli i 19-të, kryengritja e Ilindenit, Lufta e Dytë Botërore, do të ketë probleme”, tha Dragi Gjorgiev.

Ai shton se janë krijuar komisione të tilla për të kapërcyer probleme të tilla, por thekson se është vetëm për tekstet shkollore, meqë komisioni nuk hyn në historiografinë zyrtare akademike.

“Kjo nuk është puna e komisionit. Puna e komisionit është të pajtojë disa pikëpamje në tekstet shkollore mbi historinë e nxënësve dhe t’u ofrojë gjeneratave të reja një perceptim të ndryshëm të historisë, jo për të krijuar armiq në Bullgari apo Maqedoni për ngjarje të caktuara historike dhe personalitete”, beson Gjorgiev.

I pyetur për Luftën e Dytë Botërore, Gjorgiev u përgjigj, ne edhe më herët kemi dhënë deklarata për këtë, madje në Bullgari ka pasur deklarata se ajo ishte e pushtuar zyrtarisht dhe ligjërisht dhe ndryshe nuk mund të interpretohet ky term.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat