Karakaçanov: Maqedonia nuk duhet të anëtarësohet në NATO me këtë mentalitet

Maqedonia

Karakaçanov: Maqedonia nuk duhet të anëtarësohet në NATO me këtë mentalitet

Më: 9 dhjetor 2018 Në ora: 18:30
Krasimir Karakaçanov

Ministri bullgar Krasimir Karakaçanov, përsëri ka hedhur akuza ndaj Maqedonisë, për siç thotë, se nuk mund të hyhet në NATO me këtë mentalitet.

Karakaçanov, thotë se Shkupi të ndaloj që ta falsifikoj historinë, Maqedonia nuk duhet të anëtarësohet në NATO me këtë mentalitet.

“Nga pala bullgare ka dëshirë që të bëhet kompromis, që sipas meje është e pa lejuar, ndërsa nga pala e Maqedonisë ekziston një dëshirë për tu grindur, shtrembëruar, të nxitur formulime që s’kanë të bëjnë me të vërtetën historike”, deklaroi Karakaçanov.

Karakaçanov shton se Shkupi duhet të ndryshojë sjelljet, ndërsa Maqedoni nuk duhet të anëtarësohet në NATO me këtë mentalitet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat