Hahn nuk beson se Gruevski do të ekstradohet nga Hungaria

Maqedonia

Hahn nuk beson se Gruevski do të ekstradohet nga Hungaria

Më: 10 dhjetor 2018 Në ora: 09:31
Eurokomisioneri për Zgjerim, Johannes Hahn

Eurokomisioneri për Zgjerim, Johannes Hahn tha para fillimit të Këshillit të Ministrave për Punë të Jashtme të BE-së se nuk beson se Nikolla Gruevski do të ekstradohet nga Hungaria në Maqedoni.

I pyetur nëse i mbështet amendamentet e Kuvendit Evropian në raportin për Maqedoninë ku kërkohet nga Hungaria ta kthejë Gruevskin në Maqedoni, Hahn u përgjigj: “shpresoj se kjo do të ndodh, po nuk është shumë e sigurt, sepse dy vendet nuk kanë marrëveshje, por e kuptoj pozitën e Kuvendit Evropian”, 

Hahn deklaroi se me ministrat Nikolla Dimitrov dhe Radhmilla Sheqerinska javën e kaluar kanë biseduar për “rrugën para”, për marrëveshjen e Prespës në javët në vijim, si dhe për reformat që duhet të zbatohen që Maqedonia të merr përgjigje pozitive nga Komisione Evropian.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat