Vazhdojnë konsultimet për Ligjin për pajtim për “27 prillin”

Maqedonia

Vazhdojnë konsultimet për Ligjin për pajtim për “27 prillin”

Më: 10 dhjetor 2018 Në ora: 14:32
Kuvendi i Maqedonisë

Grupi kuvendar për pajtim, reforma dhe integrim në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë, mbledhjen e radhës do ta mbajë të mërkurën, njoftuan anëtarët e grupit.

Mbledhje e sotme e nëngrupit punues për pajtim u anulua për shkak të informacioneve të reja që janë të nevojshme për konsultimet shtesë në lidhje me zgjidhjen ligjore për amnisti për një pjesë të pjesëmarrësve në ngjarjet e Kuvendit më 27 prill vitin e kaluar.

Kryesuesi i këtij nëngrupit, Zekir Ramçilloviq tha se do të informohet për vazhdimin e mbledhjes ku duhej të rregullohet Propozim-ligji për amnisti.

Në mbledhjen e sotme të këtij nëngrupi ishte i pranishëm edhe zëvendës-ministri i Drejtësisë, Oliver Risteski.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat