Sela: Kryetarët e partive të cilët nuk ishin prezentë më 27 prill, ndoshta janë edhe organizatorët

Maqedonia

Sela: Kryetarët e partive të cilët nuk ishin prezentë më 27 prill, ndoshta janë edhe organizatorët

Më: 11 dhjetor 2018 Në ora: 18:15
Ziadin Sela

Kryetari i Aleancës për Shqiptarë, Ziadin Sela sot dëshmoi për ngjarje e 27 prillit të vitit të kaluar, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Dikush e dinte se do të ndodh kjo më 27 prill dhe prandaj nuk ishin të pranishëm. Nuk kishte asnjë arsye tjetër për disa kryetarë të partive politike që të mos ishin të pranishëm në Kuvend. E gjithë kjo që atë ditë nuk ishin të pranishme, ndoshta do të thotë që ata e dinin dhe ndoshta ishin organizatorët e ngjarjes. Unë nuk jam vetëm duke folur për një emër dhe mbiemër, por për disa kryetarë që nuk ishin të pranishëm atë ditë”, dëshmoi deputeti Ziadin Sela.

Sela shtoi se nga kjo procedurë gjyqësore ai pret përgjigje për ngjarjet e 27 prillit.

“Unë pres përgjigje nga kjo procedurë gjyqësore për ngjarjet e 27 prillit. Ndoshta më shumë se të pandehurit këtu. Gjyqi do të përgjigjet në pyetjen nëse dikush e dinte ose mori çfarë do të ndodhte më 27 prill”, tha Sela.

Në seancën e 27 prillit ku Talat Xhaferi u zgjodh kryetar i Kuvendit, kryetarët e BDI-së dhe OBRM-PDUKM-së, Ali Ahmeti dhe Nikolla Gruevski nuk ishin të pranishëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat