Zaev shkruan mesazh ngushëllimi për vdekjen e ish-presidentit Bush - Bota Sot
Zaev shkruan mesazh ngushëllimi për vdekjen e ish-presidentit Bush

Maqedonia

Zaev shkruan mesazh ngushëllimi për vdekjen e ish-presidentit Bush

Më: 11 dhjetor 2018 Në ora: 18:58
Zoran Zaev

“Shtetet e Bashkuara humbën një udhëheqës të madh dhe një shembull për popullin amerikan”, shkroi kryeministri Zaev në librin e zisë.

Kryeministri Zoran Zaev sot ka shkruar një mesazh ngushëllimet për vdekjen e ish-Presidentit të Shteteve të Bashkuara George Herber Walker Bush, në librin e zisë që u hap të martën në ambasadën e SHBA-së në Maqedoni.

Në librin e zisë, kryeministri Zaev shkroi:

“Me vdekjen e ish-Presidentit të SHBA-ve, H.E. George Herbert Walker Bush, Shtetet e Bashkuara kanë humbur një njeri i cili do të mbahet mend si një nga presidentët më të mëdhenj, lider i vërtetë dhe shembull për atë se si një politikan duhet të shërbejë interesave të kombit.

Pasuria e tij shtetërore, trashëgimia politike dhe njerëzore, që ai la pas, do të vazhdojë të jetojë thellë në zemrat e popullit amerikan, si dhe në kujtimet e gjeneratave të ardhshme.

Dërgoj ngushëllime të sinqerta deri tek të gjithë anëtarët e familjes së tij, si dhe popullit amerikan.

Zoti e bekoftë atë”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...