Nikolla Gruevski shfaqet rrugëve të Budapestit

Maqedonia

Nikolla Gruevski shfaqet rrugëve të Budapestit

Më: 11 dhjetor 2018 Në ora: 22:54
Nikolla Gruevski

Ka kaluar një muaj që kur ish-kryeministri i Maqedonisë, Nikolla Gruevski u arratisë nga Maqedonia për në Hungari.

Gruevski u largua nga Maqedonia në momentet kur duhej të paraqitej për të vuajtur dënimin dyvjeçar me burg.

Mirëpo, ai udhëtoi për në Hungari ku më pas mori edhe azil politik.

Gruevski tani po endet lirshëm nëpër rrugët e Budapestit.

Në një fotografi, ku ish-kryeministri maqedon shihet duke u lëvizur rrugëve të kryeqytetit hungarez.

Për ekstradimin e tij nga Hungaria në Maqedoni është diskutuar në mbledhjen e Parlamentit Evropian.

Përmes një raporti, deputetët evropian kërkuan ekstradimin e tij, mirëpo, për Hungarinë ky votim i parlamentit nuk ka rëndësi.

Sekretari për komunikim i kryeministrit hungarez Zoltan Kovac ka thënë se kërkesa e Parlamentit Evropian për ekstradim të Gruevskit nuk ka asnjë vlerë, duke shtuar se kërkesa e Gruevskit për azil është tërësisht legal.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat