Regjim i posaçëm i komunikacionit në Shkup gjatë kohës së protestës së OBRM-PDUKM-së

Maqedonia

Regjim i posaçëm i komunikacionit në Shkup gjatë kohës së protestës së OBRM-PDUKM-së

Më: 12 dhjetor 2018 Në ora: 09:45
OBRM-PDUKM

Ministria e Punëve të Brendshme informon se për shkak protesës që e ka njoftuar partia opozitare maqedonase OBRM-PDUKM do të ketë regjim të posaçëm në një pjesë të komunikacionit në pjesën qendrore të Shkupit për periudhën para protestës dhe gjatë protestës.

“Nga Ora 17:00 është caktuar protestë në Shkup organizuar nga një parti politike me relacionin e lëvizjes nga sheshi ‘OBRM’, djathtas në rrugë ‘Dame Gruev’ dhe ‘Vasil Gllavinov’, për të shkuar drejt në sheshe ‘OBRM’ dhe ‘Ilinden’ për të përfunduar në objektin e Qeverisë. Nga këto arsye do të ndërmerren masa për regjim të posaçëm të komunikacionit në pjesën qendrore të Shkupit para dhe gjatë mbajtjes së protestës”, kumtojnë nga MPB

Në kumtesë gjithashtu ju bëhet apel qytetarëve t’i respektojnë urdhrat që i japin zyrtarët policorë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat