Gazetar i “The Guardian” fotografon Gruevskin në Budapest

Maqedonia

Gazetar i “The Guardian” fotografon Gruevskin në Budapest

Më: 12 dhjetor 2018 Në ora: 11:28
Nikolla Gruevski

Një muaj pas arratisjes së ish-kryeministrit Nikolla Gruevski në Hungari për shkak të dënimit për dy vite burg për rastin e PSP “Tanku”, gazetari britanez i “The Guardian” ka publikuar fotografinë e Gruevskit në “Twitter”.

“Të kapa! Ish-kryeministri i Maqedonisë i arratisur në Budapest”, shkroi korrespodenti i “The Guardian” nga Budapesti, Daniel Nolan në “Twitter”, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në fotografinë, e para që kur u arratis nga Maqedonia, Gruevski shihet me një person në afërsi të një birrarie në kryeqytetin e Hungarisë.

Gruevski u arratis nga Maqedonia më 12 nëntor. Me ndihmën e diplomatëve hungarez, përmes Shqipërisë, Malit të Zi dhe Serbisë u arratis në Hungari ku kërkoi dhe fitoi azilin politik.

Autoritetet e Maqedonisë lëshuan fletarrest ndërkombëtar dhe kërkuan që ai të ekstradohet në Maqedoni.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat