Amendamentet kushtetuese nga 17 janari para Komisionit për Çështje Kushtetuese, më 15 janar do të votohet

Maqedonia

Amendamentet kushtetuese nga 17 janari para Komisionit për Çështje Kushtetuese, më 15 janar do të votohet

Më: 12 dhjetor 2018 Në ora: 12:25
Flamuri maqedon

Qeveria si propozues i ndryshimeve kushtetuese në afat prej dy ditësh duhet të dorëzojë raport  nga debatet publike  mbi sugjerimet dhe propozimet kryesore për përmirësimin e draft-amendamenteve.

Procesi i ndryshimeve kushtetuese duhet të përfundojë me miratimin e amendamenteve të propozuara pas dëgjimit të debatit publik dhe me vendimin për ndryshimin e Kushtetutës, ku do të votohet në Kuvend me shumicë prej dy të tretash nga numri i përgjithshëm i deputetëve, në seancë që është e parashikuar të mbahet më 15 janari.

Debati publik filloi me debatin në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë, e më pastaj vazhdoj me debati në AShAM, në Universitetin e FON-it, në UEJL në Tetovë, dhe në Komunën e Shtipit, ku morën pjesë akademikë dhe ekspertë, përfaqësues të sektorit qytetar, si dhe qytetarë të ndryshëm.

Të hënën, më 17 dhjetor duhet të mbahet seancë në Komisionin e çështjeve kushtetuese.

Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi deklaroi se seanca plenare në Kuvend duhet të jetë më herët më 9 janar vitin e ardhshëm, ndërsa votimi do të ndodh më 15 janar.

Për votimin e fundit në Kuvend janë të nevojshme 80 vota.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat