Osmani: Qeveria është e përkushtuar të sigurojë kushte të përshtatshme për të bërë biznes

Maqedonia

Osmani: Qeveria është e përkushtuar të sigurojë kushte të përshtatshme për të bërë biznes

Më: 12 dhjetor 2018 Në ora: 14:23
Bujar Osmani

“Rritja e konkurrencës, stabiliteti ligjor dhe parashikueshmëria në sektorin privat janë sfida kryesore për sektorin e biznesit”, tha zëvendës-kryeministri për Çështje Evropiane, Bujar Osmani në takimin Komitetit Sektorial të Monitorimit për konkurrencë, inovacion dhe bujqësi.

Mbledhjen e kryesonin Osmani, si koordinator kombëtar i IPA dhe shefi i Repartit për Bashkëpunim pranë Delegacionit të Bashkimit Evropian, Nicola Bertolini, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Qeveria është seriozisht e përkushtuar të sigurojë kushte të përshtatshme për të bërë biznes, posaçërisht në kuadër të procesit reformues që del nga agjenda evropiane”, theksoi Osmani duke cekur masat e planifikuara që janë në Planin 18 do të kenë impakt të përshtatshëm në përforcimin e sundimit të së drejtës, luftimit të korrupsionit por edhe përparimi i efikasitetit të gjyqësisë.

Ai shtoi se i gjithë procesi i integrimeve evropiane është për t’u siguruar kushte më të mira për bujqit, ndërmarrësit, inovatorët dhe të gjitha segmentet e sektorit të biznesit.

Në mbledhje të pranishëm ishin përfaqësues të Delegacionit të BE-së, donatorët e vendit si Banka Botërore, Banka Evropiane për zhvillim dhe ndërtim, përfaqësues të katër Odave ekonomike në Maqedoni si dhe përfaqësues nga ministritë./Telegrafi/

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat