Zaev: Vitin e ardhshëm pres stabilitet politik dhe ekonomik

Maqedonia

Zaev: Vitin e ardhshëm pres stabilitet politik dhe ekonomik

Më: 12 dhjetor 2018 Në ora: 14:32
Zoran Zaev

Kryeministri Zoran Zaev beson se vitin e ardhshëm Maqedonia do jetë politikisht stabile dhe kështu do të ketë hapësirë edhe për zhvillim ekonomik.

Gjatë publikimit të Librit të Bardhë, nga Këshilli i Investitorëve të huaj, Zaev para afaristëve tha se ftesa e Maqedonisë për në BE ka ndihmuar shumë në vendimin e biznesmenëve për investime në këtë shtet pasi rruga drejt BE-së dhe NATO-së vetëm siguron stabilitet politik që është diçka kyçe për bërjen e biznesit.

Sipas Zaevit, Maqedonia ka fituar shumë edhe nga Marrëveshja me Greqinë edhe me Bullgarinë, dhe tani nuk ka shtete armike që mund ta dëmtojnë zhvillimin ekonomik.

“Rruga jonë drejt BE-së inkurajon edhe kompanitë për investim në BE. Jam optimist se Parlamenti do të kryejë detyrën e tij për të votuar ndryshimet kushtetues. Diçka e mirë është edhe fakti se tashmë ne nuk kemi shtete armike, i kemi shuar armiqësitë. Krijimi i miqësisë ndonjëherë na kushton në aspekt të populizmit ose popullaritetit tonë në shtëpi, por është diçka e domosdoshme. Mendoj se gjithë këto ndodhi do të ndikojnë pozitivisht në klimën e biznesit të Maqedonisë. Reformat ligjore sigurisht se do të ndikojnë si më mirë. Edhe reformat në gjyqësor, siguri. Por stabiliteti politik është ai më i rëndësishmi që krijon bazament të shëndoshë për zhvillim ekonomik”, tha Zaev.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat