Kovaç: Azili për Gruevskin, në përputhje me ligjin ndërkombëtar

Maqedonia

Kovaç: Azili për Gruevskin, në përputhje me ligjin ndërkombëtar

Më: 12 dhjetor 2018 Në ora: 16:38
Nikolla Gruevski

Zëdhënësi i qeverisë hungareze Zoltan Kovaç në një konferencë shtypi në Bruksel përsëriti se të gjitha procedurat për dhënien e azilit ish-kryeministrin e Maqedonisë Nikola Gruevski janë në përputhje me ligjin dhe rregullat ndërkombëtare.

Ai tha se Gruevski ka marrë një proces të drejtë, si dhe këdo tjetër që ka kërkuar azil në Hungari dhe se ky proces ishte i pavarur, pa ndërhyrje nga autoritetet hungareze.

I pyetur nëse qeveria hungareze ka qenë e përfshirë në ofrimin e transportit të Gruevskit në Hungari Kovaç tha se "Hungaria është përfshirë aq sa i lejojnë rregullat ndërkombëtare dhe në përputhje me standardet ndërkombëtare".

Duke u përgjigjur në pyetjen nëse dhënia e azilit do të thotë se Hungaria nuk ka besim në sistemin gjyqësor në Maqedoni, Kovaç tha se njoftoi më parë në llogarinë e tij në Twitter, ku thuhet se agjencitë e Komisionit Evropian dhe agjencive të tjera ndërkombëtare të cilat raportojnë për Maqedoninë ofruan disa arsye mbi bazën që nënkupton këtë.

Azili është dhënë, përsëriti ai, nga agjencia e pavarur që mban të gjitha protokollet për secilin rast individual dhe gjithmonë ofron një kornizë për proces të drejtë dhe të barabartë të azilit për të gjithë azilkërkuesit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat