Pendarovski: DSK në muajt e ardhshëm duhet të ndahet nga MPB

Maqedonia

Pendarovski: DSK në muajt e ardhshëm duhet të ndahet nga MPB

Më: 12 dhjetor 2018 Në ora: 20:46
Stevo Pendarovski

DSK në muajt e ardhshëm duhet të ndahet nga MPB tha Stevo Pendarovski i cili është koordinator për përgatitjet e Republikës së Maqedonisë për anëtarësim në NATO.

Pendarovski tha se të gjitha krizat politike në Maqedoni kanë filluar nga rrjedhja e informacioneve dhe prandaj kjo është shumë e rëndësishme gjatë anëtarësimit në NATO.

“Kur do të bëhemi anëtare shpërndarja e informacioneve, do të jetë rigoroze në pjesën e informacioneve të klasifikuara”, thotë Pendarovski.

Sipas tij, Maqedonia ka bërë hap të madh si shtet me atë që u themelua Agjencia Operative Teknike.

“Drejtori i AOT-së u zgjodh me dy të tretat në Kuvend, së bashku me opozitën”, tha Penarovski.

Ai shtoi se në ditët përpara votimit përfundimtar për ndryshimet kushtetuese pritet të ketë ndikim të huaj me “lajme të rrejshme”.

“Ofruan ndihmë edhe para referendumit, dhe tashmë po e marrim këtë ndihmë. Ne si vend me burime dhe njohuri në ato fusha jemi të njohur pak. Ne kemi ekipe nga vendet partnere që na ndihmojnë në atë pjesë dhe ata zëvendësojnë ngurrimin tonë në këtë kuptim”, tha Pendarovski.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat