Shoferi i biznesmenit të paraburgosur ka tentuar t’i zhvatë 150.000 euro nga gruaja e tij

Maqedonia

Shoferi i biznesmenit të paraburgosur ka tentuar t’i zhvatë 150.000 euro nga gruaja e tij

Më: 12 dhjetor 2018 Në ora: 22:29
Ilustrim

Prokuroria Themelore Publike Shkup ka dhënë urdhër për të hapur procedurë hetimore kundër një personi për të cilin ka dyshim të arsyeshëm se ai ka kryer “trysni”. I akuzuari në muajin nëntor dërgoi kërcënime serioze përmes telefoni të palës së dëmtuar duke pretenduar se ai kishte dokumente me të cilat ajo do të mund ta nxjerrë nga burgu burrin e saj.

“Për të siguruar këto dokumente, i dyshuari i kërkoi asaj të paguante një shumë prej 150.000 euro, dhe në të njëjtën kohë kërcënoi se nëse ajo e lajmëron rastin, do të vendoste bombë dhe se do të ishte shumë e keqe për të dhe për nipërit e saj”.

I dyshuari përfitoi nga fakti se gjatë periudhës së vitit 2018 ka punuar si shofer personal i bashkëshortit të saj dhe kishte shumë informacione rreth jetës së dëmtuarës dhe të afërmve të saj”, thuhet në deklaratë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat