Lufta kundër korrupsionit në Maqedoni: Kemi ligje, na nevojiten njerëz që do t’i zbatojnë

Maqedonia

Lufta kundër korrupsionit në Maqedoni: Kemi ligje, na nevojiten njerëz që do t’i zbatojnë

Më: 13 dhjetor 2018 Në ora: 00:14
Ilustrim

“Nuk ka qelizë në Maqedoni në të cilën nuk ka korrupsion”, “luftën me korrupsionin vështirë e mbajnë institucionet e dobëta”, e njëjta është “obligim patriotik”, por duhet ta udhëheqin institucione të fuqishme – për atë “kemi ligje, por na nevojiten njerëz që do t’i zbatojnë”, konsiderojnë ekspertët për qeverisje të mirë dhe korrupsion në Maqedoni. Gjendja, e cila e arriti kulmin me vet-shpërbërjen e formacionit të fundit të Komisionit Shtetëror për Parandalim të Korrupsionit (KSHPK), është e dukshme, por edhe është shënuar në një sërë raportesh – nga Raporti për vlerësim të korrupsionit në Maqedoni për vitin 2018 të Bashkimit Evropian, përmes Indeksit për perceptim të korrupsionit të “Transparensi interneshënëll” deri në analizat dhe raportet vendase, sikur Raporti për vlerësim të korrupsionit në Maqedoni për vitin 2018 i Qendrës Maqedonase për bashkëpunim ndërkombëtar (QMBN), shkruan “Meta“, transmeton Portalb.mk.

I përhapur, pandëshkuar, padenoncuar

Tendenca e rritjes së presionit korruptiv dhe involvimit në korrupsion vazhdon. Korrupsioni vazhdon të ngel i pandëshkuar në Maqedoni. Qytetarët nuk paraqesin korrupsion, thekson Qendra Maqedonase për bashkëpunim ndërkombëtar (QMBN) në raportin e fudit Raport për vlerësim të korrupsionit në Maqedoni për vitin 2018.

Sipas raportit, si më të korruptuar konsiderohen gjyqtarët dhe prokurorët publik, kurse përhapja e korrupsionit në sistemin e jurisprudencës edhe më tutje mbetet më i perceptuari nga qytetarët, të cilët nuk janë optimist për çrrënjosjen e korrupsionit.

Ministria e punëve të brendshme, Qeveria dhe Prokuroria Speciale Publike gëzojnë besimin më të madh si institucione për luftë kundër korrupsionit, kurse besimi në Komisionin për parandalimin e korrupsionit shënon rënie të vazhdueshme.

– Korrupsioni mbetet i përhapur në shumë fusha dhe vazhdon të paraqet problem serioz. Kapaciteti i institucioneve për të luftuar seriozisht korrupsionin paraqet mangësi strukturore dhe operative – thotë Komisioni Evropian në Raportin e fundit për përparimin e Republikës së Maqedonisë për vitin 2018.

Fotografinë e plotëson Indeksi për perceptim të korrupsionit, që prej vitit 1995 e publikon “Transparensi interneshënëll”, sipas të cilit Maqedonia vitin e kaluar, me indeks 35 ka e ka renditjen më të dobët prej vitit 2010. Maqedonia vitin e kaluar është pozicionuar në rang me Vietnamin dhe Etiopinë.

Obligim patriotik, por para se gjithash e institucioneve

Korrupsioni veçanërisht paraqitet në vendet në tranzicion, vlerëson Vlladimir Georgievski, këshilltar shtetëror në Sekretariatin e KSHPK-së.

– Kjo dukur ka sukses në kontekste ku ka mundësi më të gjera të shfrytëzohen për fitim të caktuar sistemet e dobëta kontrolluese… Ushtrohet presion i fortë mbi njerëzit në administratën publike – thotë Georgievski.

Pasiguria për ardhmërinë tek nëpunësit shtetëror dhe frika nga represioni politik nga ndryshimi i pushtetit janë kryesisht motive për korrupsion, konsideron Vane Cvetanov nga “Thjerrëza e Gjelbër”, drejtor i mëparshëm i Drejtorisë për parandalim të pastrimit të parave dhe financim të terrorizmit, sot Drejtoria për inteligjencë financiare.

Në anën tjetër, lufta kundër korrupsionit është obligim i secilit faktor në shoqëri, konsideron Rozeta Trajan, sekretare e përgjithshme e Sekretariatit të Komisionit Shtetëror për parandalim të korrupsionit.

– Do ta citojë ish nënkryetarin amerikan Xho Bajden i cili thotë: “Lufta kundër korrupsionit nuk është vetëm qeverisje e mirë. Është vetë-mbrojtje. Është patriotizëm”. Vetëm shoqëri e cila është e çliruar nga korrupsioni mund të jetë shoqëri e cila është e fokusuar drejt progresit, përparimit, zhvillimit dhe prosperitetit. Për krejt këtë, krijimi i shoqërisë së çliruar prej korrupsionit duhet dhe patjetër të jetë prioritet dhe imperativ – thekson Trajan.

Ka ligje, na duhen njerëz që do t’i zbatojnë

Mirëpo, profesoresha Mirjana Najçevska mban qëndrim të kundërt.

– Nuk mendoj se qytetarët janë të obliguar të luftojnë kundër korrupsionit. Kjo është detyrë e strukturës qeveritare, për korrë fitore kundër korrupsionit, nëse vërtetë atë e dëshiron. Pushtetarët i korruptojnë qytetarët, e jo anasjelltas! – tha Najçevska.

Najçevska konsideron se lufta kundër korrupsionit nuk mbahet me “apele, fushata promovuese, bilborde dhe telefona për lajmërim të korrupsionit”

– Na nevojitet institucion i pavarur nga i cili të gjithë do të kenë frikë. Na duhen njerëz, ka ligje, kemi nevojë për njerëz që do t’i zbatojnë dhe pushtet që do t’i zbatojë. Pushtet që me të vërtetë dëshiron të luftojë korrupsionin nuk shpall konkurse, merr, zgjedh njerëz, më luftëtarët, më kompetentët, njerëz prej të cilëve të gjithë do të kenë frikë. Institucionet vlejnë aq sa edhe njerëzit brenda tyre. Kemi nevojë për njerëz të cilët dëshirojnë të luftojnë dhe atyre t’u jepet mundësi –  është kategorike Najçevska

Pushteti paralajmëron sistem të ri kundër korrupsionit

Pikërisht njerëzit janë në fokus të ligjit të ri për parandalim të korrupsionit, që është në procedurë kuvendore. Ligji parasheh kompetenca më të gjera për Komisionin për parandalim të korrupsionit, por edhe kritere të reja, më të rrepta dhe më transparente, për zgjedhjen e anëtarëve të tij.

Ligji i ri, krahas asaj që duhet të sjellë komision të ri me “fytyrë të pastër”, është pjesë e sistemit të ri, efikas për parandalim të korrupsionit, që është edhe një prej prioriteteve të Qeverisë, paralajmëroi kryeministri Zoran Zaev. Integriteti është në fokus edhe të ndryshimeve ligjore që kanë të bëjnë me gjyqësorin.

Ligji i ri për parandalim të korrupsionit në tërësi është zgjidhje solide, konsideron Rozeta Trajan, që ka marrë parasysh të gjitha vërejtjet dhe rekomandimet e Komisionit Evropian, raportin e Pribes (grupi i ekspertëve të lartë të Komisionit Evropian për sundimin e të drejtës) dhe Grupit të vendeve kundër korrupsionit (GREKO).

– Paramendohet si komision me integritet, objektiv, i pavarur dhe i lirë nga presionet politike. Kjo është më e rëndësishmja – vlerëson Trajan.

Mirëpo, shton, të domosdoshëm janë mekanizma të fortë që do të kontrollojnë KSHPK-në.

– Të mos lejojmë sërish të kemi korrupsion në Komisionin për parandalim të korrupsionit (transparencë dhe bashkëpunim më të madh me publikun. Më e rëndësishme është qytetarët të kenë besim në KSHPK—thotë Trajan.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat