68.6 milion euro për Koridorin e VIII-të, grant investimi më i madh në infrastrukturë - Bota Sot
68.6 milion euro për Koridorin e VIII-të, grant investimi më i madh në infrastrukturë

Maqedonia

68.6 milion euro për Koridorin e VIII-të, grant investimi më i madh në infrastrukturë

Nga: Blerand Rexhepi Më: 14 dhjetor 2018 Në ora: 21:23
68.6 milion euro për Koridorin e VIII-të, grant investimi më i madh në infrastrukturë

Shkup, 14 dhjetor – Republika e Maqedonisë e përfaqësuar nga Ministria e financave dhe Banka europiane për zhvillim sot kanë nënshkruar marrëveshje për grant prej 68.6 milion euro për ndërtimin e pjesës së dytë të herkurudhës në koridorin e VIII-të nga Belkovci deri në Kriva Pallankë. “Ky është grant investimi më i madh që i është ndarë Maqedonisë për projektet infrastrukturore”, theksojnë kështu nga Ministria e financave.

Ndërkohë që në këtë ceremoni nënshkrimi të pranishëm ishin Ministri i financave Dragan Tevdovski, zv.ministrja Shiret Elezi, ministri i transportit dhe lidhjeve Goran Sugarevski, euroambasadori Zhbogar dhe drejtoresha e EBOR Anka Joanesku.

“Me hyrjen e këtyre mjeteve për pjesën nga Belkovski deri në Kriva Pallankë kemi shumë përfitime, me nënshkrimin e marrëveshjes për grant do të mundësojmë uljen e borxhit të ndarë nga EBOR për fazën e dytë që është në vlerë prej 145 milion euro. Kështu lihet një hapësirë më e madhe fiskale dhe një menaxhim më i mirë i borxhit publik, dhe kur të efektizohet granti ai do të jetë një shtytës më i madh për ekonominë e Maqedonisë”, kështu ka vlerësuar zv.ministrja Elezi.

Projekti për ndërtimin e hekurudhës në Koridorin VIII-të ka për qëllim lidhjen mes Detit të zi me Detin Adriatik, e me vendosjen e këtij koridori do të zhvillohet edhe më shumë shkëmbimi tregëtarë dhe përmirësimi i konkurencës, zhvillimi i ekonomisë si dhe komunikimi i vendeve europiane.

“Lidhja më e përmirësuar është në fazën kalimtare ndaj një të ardhme më të mirë të përbashkët, pas mbarimit të projektit banorët e këtyre dy vendeve përfshirë Shkupin dhe Sofjen do të mund të kalojnë këtë largësi edhe me tren. Transporti në këtë drejtim do të jetë më i shpejtë dhe më i lirë. Kjo do të sjellë një lidhje më të madhe mes dy vendeve që janë përgjatë koridorit të VIII-të, vendeve aktuale dhe atyre të ardhëshme të BE-së”, vlerësoi mes tjerave euroambasadori Zhbogar.

Deri më tani BE ka ndarë 220 milion euro Maqedonisë për sektorin e transportit.

“Me realizimin e këtij projekti do të forcohet edhe më shumë lidhja regjionale”, tha kështu Anka Joanseku, drejtoresha e zyrës së EBOR.

Ky grant do të jetë i shfrytëzueshëm për ko-financim në ndërtimin e rreth 34 kilometër hekurudhë nga Belakovci deri në Kriva Pallankë, faza e dytë e projektit për Koridorin e VIII-të i cili pasiqë të finalizohet do jetë pjesë e rrjetit të transportit trans Europa duke lidhur kështu Maqedoninë me Shqipërinë në perendim dhe Bullgarinë në lindje.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...