Trajanov: Udhëzimet e BE-së, fuqi motorike për Maqedoninë

Maqedonia

Trajanov: Udhëzimet e BE-së, fuqi motorike për Maqedoninë

Më: 15 dhjetor 2018 Në ora: 08:59
Pavle Trajanov

Lideri i partisë Lidhja Demokratike, njiherit ish-ministër i MPB-së, Pavle Trajanov është deklaruar për çështjen e amnistisë për të akuzuarit e 27 prillit.

Në debatin televiziv në “Samo Vistina” në Kanal 5, Trajanov thotë se ky proces është i lidhur me proceset që drejtpërdrejtë kanë të bëjnë me Maqedoninë.

Sipas tij, shumë lehtë manipulohet me njerëz të painformuar.

“Nëse është i mundur manipulimi me njerëzit në Angli, për Brexit, atëherë mundet edhe te ne, edhe pse nuk dua të fyej askë”, shprehet ai.

Për Trajanovin, udhëzimet që i jep BE-ja janë fuqi motorike me të cilën Maqedonia lëviz përpara.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat