Gjorçev: Eksod i paparë, nga Maqedonia po shpërngulen familje të tëra

Maqedonia

Gjorçev: Eksod i paparë, nga Maqedonia po shpërngulen familje të tëra

Më: 15 dhjetor 2018 Në ora: 15:42
Vllatko Gjorçev

Nga partia opozitare OBRM-PDUKM thonë se për shkak të paaftësisë së Qeverisë së Zaevit në Maqedoni po ndodh eksodi madh i shpërnguljeve të të rinjve.

Nga atje thonë se ditëve të fundit, javëve dhe muajve jemi dëshmitarë të një eksodi të paparë, e padëgjuar deri më tani të shpërnguljes nga Republika e Maqedonisë. Po shpërngulen nxënësit, po shpërngulen të rinjtë, po ikin e tërë familja.

"Do ua lexoj disa të dhëna të cilat janë shqetësuese. Konkretisht, Ambasada e Federatës së Republikës së Gjermanisë thotë dhe tregon se ka dhënë 75 viza në ditë, vëni re se kjo është rreth 1.500 të shpërngulur nga Republika e Maqedonisë vetëm për një vit. Për një vit po flasim për rreth 20 mijë njerëz, ndoshta edhe më shumë. Askush nuk e din numrin e vërtet”, tha Vllatko Gjorçev nga radhët e OBRM-PDUKM-së.

Ai shtoi se ambasada e Zvicrës jep të dhëna për numrin e 500 deri 700 vizave të dhënë në muaj. Në vend të jetës, Qeveria e Zoran Zaevit po sjell shpërnguljen, sjell eksodin e paparë nga Maqedonia, ku veçanërisht shpërngulen të rinjtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat