Spasovski viziton kandidatët për policë special

Maqedonia

Spasovski viziton kandidatët për policë special

Më: 15 dhjetor 2018 Në ora: 21:55
Oliver Spasovski

Ministri i Brendshëm, Oliver Spasovski dhe një pjesë e udhëheqësisë së Ministrisë së Brendshme vizituan qendrën rekreative të dimrit “Ponikva” në Koçan, ku gjenden punonjësit e policisë të cilët janë të zgjedhur për Njësinë për detyra të veçanta, njofton Telegrafi Maqedoni.

Siç njoftojnë nga Ministrinë e Brendshme, ata aktualisht po zbatojnë trajnimin selektiv dhe prezantojnë njohuritë e fituara profesionale.

“Të jesh anëtar i një njësie të tillë elite nuk është një çështje e thjeshtë, këta njerëz janë më të mirët ndër më të mirët. Pas tyre qëndrojnë muaj dhe vite të stërvitjes së vështirë, përgatitje të jashtëzakonshme mendore dhe fizike dhe përvojë nga shumë detyra komplekse të kryera”, tha Spasovski.

Spasovski shtoi se pjesëtarët e ESZ-së janë të përgatitur për çdo moment për detyrat më të vështira dhe më të rrezikshme policore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat