Avokatët hoqën dorë të përfaqësojnë Gruevskin në gjykatë

Maqedonia

Avokatët hoqën dorë të përfaqësojnë Gruevskin në gjykatë

Më: 17 dhjetor 2018 Në ora: 10:27
Nikolla Gruevski

Tri avokatët Dimitar Dangov, Sterjo Zikov dhe Boro Tasevski hoqën dorë ta përfaqësojnë ish-kryeministrin Nikolla Gruevski, në lëndën e PSP-së, “Dhunë në Komunën Qendër”, konstatoi gjyqtari Dushan Josifov në fillim të seancës së sotme.

Gruevski iu dha një avokat sipas detyrës zyrtare, Petar Dimovski.

Avokati Dimitar Dangov në seancën e kaluar për lëndën “Titanik” tha se do të heq dorë të përfaqësojë Gruevskin në këtë lëndë të PSP-së.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat