AShAA: Të parandalohen mundësitë e mundshme të klientelizmit

Maqedonia

AShAA: Të parandalohen mundësitë e mundshme të klientelizmit

Më: 17 dhjetor 2018 Në ora: 15:20
Foto ilustrim

Agjencia për Shërbime audio dhe audio-vizuele si trup kompetent vazhdimisht bën verifikimin e respektimit të dispozitave ligjore për strukturën e pronësisë dhe përqendrimit të medias.

Në kontrollin e fundit, të kryer më 14 dhjetor të vitit 2018, është konstatuar situata që mund të sjell në paraqitjen e marrëdhënieve klienteliste të medias në Qeveri. Personi fizik, Viktor Serafimov, pronar i televizionit rajonal 3, njëkohësisht paraqitet si pronar edhe i “Qendrës për provime Shkup”, që sipas shkrimeve të mediave, “7 ditë pas themelimit ka fituar biznes milionash nga MPB për realizimin e provimeve për patentë shoferi në territorin e Shkupit”.

“Pronësia paralele e transmetuesit dhe personit juridik të përmendur në vetvete nuk është në kundërshtim me Ligjin e shërbimeve audio dhe audio-vizuele, megjithatë lë hapësirë që Qeveria të ndikojë mbi politikat redaktuese të televizionit dhe me këtë të rrënohet pavarësia redaktuese”, thuhet në kumtesën e AShAA-së.

Sipas tyre, trupi rregullues nuk disponon mekanizma me të cilat do të ndalonte shfaqjen e këtyre fenomeneve, aq më pak, nuk ka kompetenca mbi personat juridik që nuk kanë ndërlidhje me fushën e transmetimit audio-vizuel. Agjencia shumë shpesh deri tani ka organizuar punëtori për standarde gazetareske profesionale dhe zotohet për përforcimin e vetë-rregullimit, me këtë edhe përforcimin e integritetit të gazetarëve. Përsëri liria dhe pavarësia e mediave janë të kushtëzuara nga më shumë faktorë. Kjo do të thotë se Qeveria dhe institucionet shtetërore duhet të krijojnë mjedis të përshtatshëm për mediume, përkatësisht të shfaqin integritet dhe në praktikë t’i zbatojnë reformat mediale, ku qëllimet përfundimtar është liria, pavarësia dhe demokratizmi i mediave.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat