Maqedoni, pensionistët dhe të punësuarit nuk do të mund të posedojnë tezga

Maqedonia

Maqedoni, pensionistët dhe të punësuarit nuk do të mund të posedojnë tezga

Më: 17 dhjetor 2018 Në ora: 16:58
Foto ilustrim

Dy javë para se të hyjë në fuqi ligji i ri që duhet të rregullojë punën e tregjeve të gjelbërta, tregtarët kërkojnë zgjidhja ligjore për të shtyhet. Me vonesë apo jo, tregtarët para një jave i kanë dërguar kërkesë ministrit të ekonomisë Kreshnik Bekteshi korrigjime në tekstin e ligjit. Nëse ligji fillon të zbatohet nga 1 janari, 30% e tregtarëve nuk do të kenë të drejtën për të përdorur tezgë.

“Tash apo nga janari i vitit 2019 është e pamundur që në tregjet e gjelbërta të tregtojnë persona që marrin pension, persona që fitojnë të ardhura në marrëdhënie pune, kontratë. Deri tani mundeshin, nga tani me ligjin e ri ata nuk do të kenë të drejtën e tregtimit në tregjet e gjelbërta”, tha Daniella Mihajllovska – Vasilevska, nga Oda e Tregtisë.

Nga ministria e Ekonomisë konfirmojnë se kanë marrë kërkesën nga tregtarët për shtyrjen e ligjit. Por, ministri ende nuk i ka parë kërkesat për shkak se dje është kthyer nga udhëtimi zyrtar në ShBA, thonë për nga kabineti i tij për Alsat. Këtë do ta bëj nesër, dhe më vonë do të jep përgjigje.

Edhe më tej problemi më i madh në këtë veprimtari është konkurrenca ilegale. Numri i tregtarëve ilegal nga muaji në muaj rritet dhe te një pjesë e mirë e tregtarëve ata marrin thuajse gjysmën e përfitimit të tregtarëve të regjistruar.

Edhe pse numri i tregtarëve në Maqedoni është në në ulje të vazhdueshme, për momentin ai është diçka rreth 20.000 persona.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat