Aktakuzë dhe Propozim akuzë për kontrabandë me emigrantë

Maqedonia

Aktakuzë dhe Propozim akuzë për kontrabandë me emigrantë

Më: 18 dhjetor 2018 Në ora: 11:52
Ilustrim

Prokurori publik nga Prokuroria Themelore Publike për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsion ka ngritur aktakuzë deri te gjykata Shkupi 1 kundër një personi për kontrabandë me emigrantë dhe propozim akuzë për një person për asistim.

Aktakuza është ngritur kundër shoferit i cili më 25 qershor të këtij viti duke transportuar emigrantë ka humbur kontrollin mbi makinën dhe ka goditur gardhin mbrojtës metalik ku dy persona vdiqën, gjashtë morën lëndime të rënda, ndërsa 15 të tjerë lëndime të lehta. Para saj, më 22 qershor i akuzuari i dytë ia ka shitur automjetin e tij “Iveko” të akuzuarit të parë.

“Pastaj më 25 qershor të vitit 2018, i akuzuari i parë ka pranuar një grup prej 23 emigrantësh ku 18 kanë qenë nga Bangladeshi dhe pesë persona nga Sri Lanka. Me qëllim që t’i transportojë deri në rajonin e Kumanovës dhe Likovës, i ka strehuar emigrantët në pjesën ngarkuese të automjetit edhe pse nuk ka poseduar leje për vozitje, është drejtuar në drejtim të Shtipit”, kanë informuar nga Prokuroria. Duke lëvizur në rrugën magjistrale A-4 në drejtim të Radovisht drejt Shtipit, për shkak të jo përshtatshmërisë së kushteve dhe konfiguracionit të rrugës, ka humbur kontrollin ndaj automjetit dhe me shpejtësi të madhe ka goditur gardhin mbrojtës metalik, qëndron më tej në sqarimin e PTHP-së.

Duke pasur parasysh rrethanat që kanë ekzistuar në momentin e caktimit të masës së paraburgimit, Prokurori deri te Gjykata Themelore Publike ka dorëzuar kërkesë për vazhdimin e masës së paraburgimit për të akuzuarit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat