UT: Ndjekim nga afër artikulimin e zërit studentor

Maqedonia

UT: Ndjekim nga afër artikulimin e zërit studentor

Më: 18 dhjetor 2018 Në ora: 17:21
Universiteti i Tetovës

Me me moton “Tek prisnim të piqeshin kushtet, na u kalbën dëshirat”, qindra studentë sot protestuan në qytetin e Tetovës,

Pas mbajtjes së kësaj proteste kanë nga Universiteti i Tetovës ku thanë se “duke pasur në konsideratë mbrojtjen dhe avancimin e të drejtave studentore të Universitetit të Tetovës, por edhe të mbarë rinisë studentore në Republikën e Maqedonisë, si dhe në frymën e informimit të drejtë të opinionit publik, udhëheqësia e Universitetit të Tetovës e ndjek nga afër artikulimin e zërit studentor, i cili është një premisë e shëndoshë për rrjedhat e përgjithshme të proceseve shoqërore”.

Nga atje shtonë se Universiteti i Tetovës kurrë nuk ka hezituar dhe nuk do të hezitojë ta dëgjojë zërin studentor dhe të reflektojë për të mirën e studentëve dhe mbarë shoqërisë.

“Për çdo shqetësim studentor, për aq sa kemi pasur ankesa të bazuara dhe të qëndruara, ne gjithmonë kemi marrë masat e duhura dhe do të jemi gjithmonë të gatshëm t’i qëndrojmë fisnik këtij parimi human, etik dhe ligjor. Universiteti i Tetovës është i popullit dhe rinisë studentore dhe nuk guxon të bëhet tabelë qitjeje e askujt, aq më pak, e grupeve të caktuara të interesit. Çdo shqetësim, pakënaqësi apo revoltë duhet të zgjidhet institucionalisht, qoftë ajo individuale apo kolektive”, thuhet në deklaratën e Universitetit të Tetovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat