Mickoski: Kemi dërguar interpelancë për Dimitrovin

Maqedonia

Mickoski: Kemi dërguar interpelancë për Dimitrovin

Më: 18 dhjetor 2018 Në ora: 21:19
Hristijan Mickoski

Lideri i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski njoftoi se në Kuvendin e Maqedonisë është dërguar interpelancë për votimin e mosbesimit kundër ministrit të jashtëm, Nikolla Dimitrov.

Nga partia konfirmojnë se arsyeja për këtë veprim është sepse Ministri i Jashtëm i Maqedonisë “i ka ofenduar maqedonasit duke i quajtur ata kombi me komplekse” kur Dimitrovi nga foltorja e Kuvendit sqaronte se ndryshimet kushtetuese nuk duhet të perceptohen me dozën e frikës nga publiku.

“Nikolla Dimitrov dhe Zaev sollën një marrëveshje kapitulluese! Poshtërimi dhe degradimi i interesave kombëtare dhe shtetërore të Maqedonisë! Dimitrov tha se maqedonasit ishin një komb me komplekse! Nuk ka asnjë datë për negociata me BE-në. Diplomacia e Maqedonisë, ashtu si shteti, është i lidhur me zinxhirë deri në fund. Ne kemi dërguar interpelancë për ministrin më të pasuksesshëm për punë të jashtme. Për të ndaluar turpin, që të ndalojmë rënien e imazhit të Maqedonisë. Në debatin kuvendar gjatë interpelancës, do të flasim për faktet që do të zbulojnë veprimet e tij. Kjo është arsyeja pse dorëheqja për shkak të errësirës që solli në Maqedoni”, shkruan Mickoski në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat