Vazhdojnë debatet në komision për amendamentet kushtetuese pa OBRM-PDUKM-në

Maqedonia

Vazhdojnë debatet në komision për amendamentet kushtetuese pa OBRM-PDUKM-në

Më: 19 dhjetor 2018 Në ora: 08:42
Kuvendi i Maqedonise

Komisioni kuvendar për Çështje Kushtetuese sot duhet të vazhdojë debatin për katër propozim amendamentet e Kushtetutës dhe raportin që Qeveria ia dorëzoi Kuvendi pas pesë debateve publik që u mbajtën si hyrje në fazën e tretë dhe përfundimtare të ndryshimeve kushtetuese.

Pas debateve publike nuk ka ndryshime të mëdha tek amendamentet kushtetuese, njofton Telegrafi Maqedoni.

Në amendamentin e parë parashikohet në Kushtetutë fjalët “Republika e Maqedonisë” të ndryshohen me fjalët “Republika e Maqedonisë Veriore”, ndërsa fjala “Maqedoni”, të zëvendësohet me fjalët “Maqedoni Veriore”, përveç në nenin 36 që ka aspekt historik.

Në amendamentin e dytë në Preambulën e Kushtetutës falët “vendimet e ASNOM-it”, të zëvendësohen me “Shpallje e Kuvendit të parë të ASNOMI-it” dhe shtohet marrëveshja e Ohrit.

Në amendamentin e tretë thuhet se “Republika respekton sovranitetin, integritetin territorial dhe pavarësinë politike të shteteve fqinje”, ndërsa amendamenti i katërt ka të bëjë më mërgimtarët dhe aty parashihet se “Republika i mbron të drejtat dhe interesat e shtetasve të saj që jetojnë ose banojnë jashtë dhe i zhvillon lidhjet e saja me atdheun, ndërsa nuk do të ndërhyjë në sovranitetin e shteteve tjera dhe në punët e brendshme”.

Pas mbarimit të debatit të komisioni kuvendar, propozim amendamentet duhet të shqyrtohen dhe votohen në seancë plenare. Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi njoftoi se do të caktohet pas festave të krishtlindjeve, diku ka 9 janari ndërsa i gjithë procesi pritet të përfundojë me seancë plenare diku ka mesi i janarit./Telegrafi/

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat