Maqedoni, votohet ligji për amnisti

Maqedonia

Maqedoni, votohet ligji për amnisti

Më: 19 dhjetor 2018 Në ora: 10:58
Kuvendi i Maqedonisë

Me 95 vota për, asnjë kundër dhe asnjë të përmbajtur Kuvendi miratoi Ligjin për amnistinë e 27 prillit.

Ligji u mbështet edhe nga deputetët e VMRO-DPMNE-së edhe pse amendamenti i tyre për amnisti të përgjithshme nuk u pranua. Ligji nuk u mbështet nga Aleanca për Shqiptarët, Lëvizja Besa e Kasamit dhe Besa e Gashit si dhe deputeti i PLD-së, Goran Milevski.  Kreu i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela miratimin e Ligjit për Amnisti e cilësoi si vrasje të dytë ndërsa ata që e mbështetën i quajti keqbërës.

Ligji nuk do t’i përfshij dhunuesit dhe organizatorët e dhunës me 27 prill në Kuvend. Deputetja Frosina Remenski thekson se ligji nuk synon rikualifikimin e veprës dhe nëse pranohet ose jo amnistia për secilin të akuzuar vendos gjykata.

Ligji për amnistinë e 27 prillit parasheh që çdo i akuzuar veçmas të kërkoj amnisti në afat prej 5 ditëve pas fuqizimit të ligjit. Nuk dihet sa persona do t’i përfshij ky ligj, por ajo që dihet është se deputetët që hapën dyert e Kuvendit më 27 prill Kërste Mukovski, Sasho Vasilevski dhe Luben Arnaudov do të lirohen nga ndjekja penale për cenim terrorist të rendit kushtetues.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat