Ministri i Transportit i Maqedonisë paralajmëron fillimin e ndërtimit të autostradës Shkup-Bllacë

Maqedonia

Ministri i Transportit i Maqedonisë paralajmëron fillimin e ndërtimit të autostradës Shkup-Bllacë

Më: 19 dhjetor 2018 Në ora: 12:45
Goran Sugareski, ministër i Transportit dhe Lidhjeve i Maqedonisë

Projektimi i 1,9 kilometrave të para të autostradës Shkup-Bllacë do të  përfundojë gjatë muajit të ardhshëm, menjëherë pas kësaj do të fillojë tenderimi, ndërsa pritet që në disa muajt e ardhshëm të fillojë edhe ndërtimi i kësaj pjese të aksit rrugor, njoftoi sot ministri i Transportit dhe Lidhjeve i Maqedonisë Goran Sugareski.

“Kjo autostradë është prioritare dhe menjëherë pas përfundimit të aksit të autostradës nga Milladinovci për në Shtip pritet që të fillojë ndërtimi i pjesës së parë të autostradës Shkup-Bllacë. Projektimi për 10,5 kilometrat e tjera do të përpilohet  gjatë vitit vijues  ku do të fillojë ndërtimi i kësaj pjese të autostradës”, deklaroi Sugarevski para fillimit të konferencës me temë “Maqedonia megalopolis” në ASHAM.

Paralajmëroi që gjatë sezonit të ardhshëm ndërtimor do të intensifikohet  ndërtimi i autostradës nga Kërçova për në Ohër.

“Do të ketë  intensifikim serioz edhe të punëve të autostradës Kërçovë-Ohër, sepse me aneksin tre  tejkalohet problemi në pjesën e mjeteve, por edhe të katër-pesë problemeve të tjera që i kemi në këtë autostradë”, tha Sugareski.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat