Policia shpërbën 170 kilogram drogë në Drislla

Maqedonia

Policia shpërbën 170 kilogram drogë në Drislla

Më: 19 dhjetor 2018 Në ora: 15:04
Policia e Maqedonisë

Sot në deponinë rajonale Drislla u shpërbën rreth 170 kilogram lloje të ndryshme të drogave dhe substancave psikotropike që janë konfiskuar nga veprat penale e tregtisë me droga.

Janë shpërbërë rreth 128 kilogram marihuanë, rreth shtatë kilogram heroin, 20 kilogram hashash, gjysmë kilogram kokain, bimë dhe fara të kanabisit, si dhe amfetamina.

“Në pjesën e zbulimit të tregtisë ilegale me Drogë, ministria e Punëve të Brendshme vazhdimisht ndërmerr masa intensive operative dhe aktivitete. Këtë vit, sipas statistikave shënojmë rritje në numrin e zbulimeve të veprave penale në këtë fushë”, tha Spasovski.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat