Lënda “Titanik”, PSP-ja lexon dëshmitë - Bota Sot
Lënda “Titanik”, PSP-ja lexon dëshmitë

Maqedonia

Lënda “Titanik”, PSP-ja lexon dëshmitë

Më: 19 dhjetor 2018 Në ora: 15:46
PSP

Me leximin e dëshmive materiale nga ana e prokurores Lile Stefanova u zhvillua një seancë tjetër gjyqësore për rastin “Titanik” për keqpërdorime zgjedhore.

Prokurorja Lile Stefanova tha se para fillimit të seancës janë marrë vesh me mbrojtjen që të gjitha 5.900 dëshmitë të shfaqen në ekran përderisa lexohen nga ana e PSP-së sipas numrave rendor. Prokurorja tha se në grupin e parë bëhet fjalë për dëshmi që kanë të bëjnë me veprën bashkim kriminal dhe veprime të tjera në vitin 2011, për keqpërdorim të mjeteve për fushatë politike. U prezantuan fatura të disa kompanive, si “DVD PET”, “Transmet”, “Sekjurikom”, “Polyesterday”, të marra gjatë kontrollit të vitit 2017 ndërsa datojnë nga periudha 2011-2015. Gjykatësi Osman Shabani në fillim të seancës tha se është informuar nga avokatët e të akuzuarit Nikolla Gruevski, se tërheqin autorizimin për përfaqësimin e Gruevskit në procedurë.

Në lëndën “Titanik” të akuzuar janë ish-kryeministri Nikolla Gruevski, Kirill Bozhinovski, Mile Janakieski, Gordana Jankulloska, Biljana Brishkoska Boshkovski, si dhe Ilija Dimovski, Munir Pepiq, Edmond Themelkko, Leko Ristovski, Kirill Todorovski, Katerina Vellovska, Stanko Korunovski, Kosta Markovski, Dragçe Dragçeski, Marjan Nakevski, Goce Janevski, Xhezmi Ahmet, Robert Davitkov, Dalibor Alleshkoviq dhe Lenka Rashajkovska.

Ata janë të dyshuar për shoqërim kriminal, shkelje të të drejtës së zgjedhjes, shkelje ndaj lirisë së përcaktimit të zgjedhësit, ryshfet gjatë zgjedhjeve dhe votimeve, shkatërrim të materialit zgjedhor dhe keqpërdorim të mjeteve për financimin e fushatës zgjedhore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...