Sela: Zaev u shëndrrua në një kryeministër nacionalist

Maqedonia

Sela: Zaev u shëndrrua në një kryeministër nacionalist

Më: 19 dhjetor 2018 Në ora: 16:50
Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Zijadin Sela

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Zijadin Sela, ka reaguar lidhur me ndryshimet kushtetuese që pritet të ndodhin në Maqedoni.

Me fillimin e këtij procesi nga Komisioni kushtetues në Kuvend, Sela ka thënë se propozim-amendamentet janë në kundërshtim me parimet e Qeverisë për shtet multi-etnik.

Sipas Selës ndryshimet kushtetuese i kategorizojnë shqiptarët si qytetar të rangut të dytë falë nacionalizmit të kryeministrit Zaev.

“Ju kemi dëgjuar edhe në kohën kur e hapët kushtetutën me VMRO-në. Atëherë nisët një fushatë të madhe se gjoja luani qenka stemë edhe e shqiptarëve. Me të njëjtën logjikë dhe stil i bëni edhe tani argumentet”.

Zijadin Sela shtoi se, “Vazhdimisht flet për të huajt dhe harron që këta njerëz këtu janë më të rëndësishëm se të huajt sepse janë përfaqësues të popullit. Qasja juaj fatkeqësisht është e “si dhe qytetarëve”. Bëju qytetar tamam. Në qoftë se do ishte qytetar tamam dhe me dinjitet nuk do na vinte ai propozim në marrëveshjen e Prespës”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat