Zaev-Tusk: Mbështetje për Maqedoninë e cila është në rrugën e drejtë, të realizohen Marrëveshja e Prespës dhe reformat kyçe nga Plani 18

Maqedonia

Zaev-Tusk: Mbështetje për Maqedoninë e cila është në rrugën e drejtë, të realizohen Marrëveshja e Prespës dhe reformat kyçe nga Plani 18

Më: 19 dhjetor 2018 Në ora: 20:38
Zoran Zaev dhe Donald Tusk

Kryeministri i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, Zoran Zaev i shoqëruar nga Ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov, sot në Bruksel realizuan takim me kryetarin e Këshillit të Evropës, Donald Tusk.

Në takim, u përshëndetën politikat inkluzive të kryeministrit Zaev dhe përpjekjet e Qeverisë, nëpërmjet proceseve unifikuese, që të sillen ndryshimet kushtetuese, me qëllim realizimin e marrëveshjes së Prespës, si dhe reformat e nevojshme që dalin nga Plani 18.

“Procesi i anëtarësimit në NATO është fokusi ynë në vitin 2019. Gjithashtu me intensitet punojmë në reformat kyçe prioritare, të cilat dolën si porosi nga Këshilli i Evropës në qershor të vitit 2018, si kusht për fillim efektiv të bisedimeve për anëtarësim në BE, në qershor të vitit 2019. E dimë se implementimi i reformave është i rëndësishëm në proces dhe bëjmë gjithçka që ta sigurojmë, veçanërisht në pjesën e sundimit të së drejtës”, tha kryeministri Zaev.

Kryeministri Zaev, ju falënderua kryetarit të Këshillit Evropian, Tusk, për mbështetjen miqësore principiele për ardhmërinë evropiane të Maqedonisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat