Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani bëri apel për shënim paqësor dhe dinjitoz të 4 shkurtit, 151 vjetorit të lindjes së revolucionarit maqedonas Goce Dellçev. Në video porosinë të publikuar në profilin e tij në...
Stojko Stojkov nga partia e maqedonasve në Bullgari OMO Iliden Pirin thotë se të shtunën nuk do të vijë personalisht në Maqedoni për të vendosur lule mbi varrin e heroit Goce Dellçev në Shkup, por sqaron se ka maqedonas nga Bullgaria që...
Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë me diell dhe reshje lokale të borës. Do të fryjë një erë e lehtë nga drejtimi i pjesës veriperëndimore të vendit. Temperaturat minimale do të lëvizin prej -4 deri 2,...
Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, sonte në TV Sitel, duke iu përgjigjur pyetjeve lidhur me tensionet rreth përkujtimit të 151 vjetorit të lindjes së Goce Dellçev, bëri thirrje për unitet dhe bashkim kombëtar dhe se kjo...
Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti sonte ka vazhduar takimin me qytetarët e Komunës së Zhelinës. Në fjalimin e tij, ai tha se “duke ndërtuar frontin për Evropë, kyçemi në procese përparimtare dhe drejt standardeve të...
Vetëm për katër muaj rreth 200 nxënës të shkollave fillore edhe të mesme nga komuna e Tetovës janë shpërngulur jashtë vendit. Sipas përllogaritjeve, rreth tetë paralele janë shuar vetëm për pesë muaj në...
“Jemi të vetëdijshëm se ky afrim me qeverinë nënkupton përpjekjen tonë për të arritur 80 deputetë dhe asgjë më shumë”. Këtë e tha kreu i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, për hyrjen e...
Nga fillimi i vitit shkollor, deri sot, nga shkollat fillore të Kumanovës janë çregjistruar 201 nxënës dhe 34 nga shkollat e mesme, njoftoi sot drejtoria komunale e arsimit. Në shkollat fillore të Kumanovës janë gjithsej...
Investimet, inovacionet, zhvillimi teknologjik, energjetika dhe turizmi, ishin vetëm një pjesë e temave të seancës së sotme të 6-të të Komisionit të Përzier për Bashkëpunim Ekonomik ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe...
LSDM dhe Aleanca për Shqiptarët nuk zbulojnë asnjë detaj rreth takimeve të grupeve të punës, për hyrjen në Qeveri të ASH-së. Nga LSDM u përgjigjën shkurt se nuk kanë asnjë informatë, ndërsa nga Aleanca për...
Në emisionin “Goodmorning Albanians” në Euronews këtë të enjte u diskutua tema tabu e virgjërisë. Aktivisti nga Maqedonia e Veriut, Fatos Grupi, solli një fakt interesant, ku tha që në klinika në Shkup ofrohet rikthimi i asaj...
Deputetët e Kuvendit Popullor do të shqyrtojnë katër deklarata të propozuara në lidhje me histerinë agresive antibullgare që shpërtheu në RMV, përcjell “BGNES”. Propozim-deklaratat u propozuan nga Kostadin Kostadinov dhe një...
Zv. kryeministrja përgjegjëse për politika të qeverisjes së mirë, Sllavica Grkovska, ka zhvilluar një takim me Gabriel Escobar, zëvendësndihmës Sekretarin e Shtetit të SHBA-së dhe Përfaqësues Special për Ballkanin...
Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë njofton se komunikacioni në vend po zhvillohet në rrugë të thata. Komunikacioni jashtë mjediseve urbane po zhvillohet me intensitet të moderuar. Në vendkalimet kufitare nga e ana e RMV-së nuk ka pritje të gjata...
Moti sot do të jetë me diell dhe vranësira. Do të fryjë një erë e lehtë në drejtim të pjesës perëndimore të vendit. Temperaturat minimale do të lëvizin prej -6 deri në 0, ndërsa temperaturat maksimale do...
Ambasadori i BE-së, David Geer thotë se të gjitha vendet të cilat duan t’i bashkëngjiten BE-së, duhet t’i zbatojnë standardet për të drejtat e njeriut. Këto janë pritshmëritë, thekson ai, dhe si kjo zhvillohet në...
Kreu i Alternativës, Afrim Gashi, gjatë takimit të sotëm me anëtarësinë e kësaj partie në Gostivar tha se pas përfundimit të negociatave mes LSDM-së dhe Aleancës për Shqiptarët, do të diskutohet për qëndrim...
MPB Maqedoni njofton se më 31.01.2023 në ora 20:45 në zonën e Karposhit, zyrtarë policorë nga Njësiti policor për intervenim në SPB Shkup, kanë arrestuar I.B.(33) nga Shkupi. Siç thonë nga MPB, tek ai u gjetën dhe iu morën...
Zëvendëskryeministri përgjegjës për çështje evropiane, Bojan Mariçiq, në profilin e tij në Facebook ka njoftuar se janë miratuar edhe tre projekte të tjera nga Komisioni Evropian për Maqedoninë e Veriut, përmes thirrjes...
Gjatë periudhës kur këto masa ishin në fuqi, gjithsej 2,385 qytetarë u gjobiten me nga 500 euro, ndërsa 2,124 qytetarë me gjoba prej 1 mijë deri në 2 mijë euro. Këtyre personave ju ishte dhënë afat prej 2 viteve për t’i...
Bullgarët që janë anëtarë të grupit social “Bullgarët nga Maqedonia” kanë filluar një peticion online duke kërkuar heqjen e shtetësisë bullgare të njerëzve nga Maqedonia, të cilët përhapin urrejtje ndaj...
Aleanca për Shqiptarët thotë se “Indeksi i Perceptimit të Korrupsionit 2022” është një tjetër konfirmim i pavarur i asaj që Aleanca për Shqiptarët ka denoncuar në vazhdimësi. Sipas kësaj partie, “në...
Alternativë e Afrim Gashit sonte në Gostivar do të diskutojë për hyrjen e Aleancës për Shqiptarët në koalicionin qeveritar dhe mundësinë që Taravari të marrë disa nga ministritë e tyre. Takimi vjen vetëm një...
Gjykata Kushtetuese vlerësoi se aktakuza nuk paraqet akt individual, me të cilin vendoset për liritë dhe të drejtat individuale për qytetarët, respektivisht për kufizimin ose marrjen e lirive dhe të drejtave të caktuara, të garantuara me...
Ministri i Drejtësisë, Nikolla Tupançeski, tha se Kodi i ri Penal ripërcakton dhe harmonizon dënimet e parapara për vepra të caktuara penale që kanë devijuar nga qëllimet e politikës ndëshkuese. “Nga analiza e aplikimit paraprak...
Kurbeti po i boshatisë shkollat në rajonin e Tetovës. Rreth 200 nxënës të shkollave fillore dhe të mesme kanë marrë fletëshpërngulje nga fillimi i vitit shkollor. Nga sektori për arsim në Komunën e Tetovës thonë se 143...
Pasardhësit e familjeve maqedonase dhe ish-presidenti bullgar Petar Stojanov (1997-2002) u bëjnë thirrje qytetarëve dhe politikanëve të Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë që të mos lejojnë përshkallëzimin e tensionit gjatë...
Zv. kryeministrja për Politika për Qeverisje të Mirë, Sllavica Grkovska, në kuadër të vizitës së saj të punës në Uashington, SHBA, dje realizoi takim me senatoren Xhin Shahin, kryetare e Nënkomitetit për punë të jashtme...
Nuk jam i sigurt se ndërrimi i shpejtë i ministrave është zgjidhja më e mirë, por definitivisht nuk varet gjithçka nga Ministria e Drejtësisë, tha Nikolla Tupançevski. I pyetur për rikonstruimin e mundshëm të Qeverisë me...
Taksa e solidaritetit, e cila është konceptuar si një taksë e njëhershme dhe vlen vetëm për kompanitë më të mëdha, ka në radhë të parë një efekt solidariteti dhe duhet të tregojë përgjegjësinë...
Më shumë se 90 për qind e teksteve janë dorëzuar për klasat e para, të dyta, të katërta dhe të pesta – klasa në të cilat fëmijët mësojnë sipas planprogrameve të reja në përputhje me Konceptin...
Komisioni Rregullator për Energjetikë solli vendimin, me të cilin bëhet ulja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht 1,08 % në raport me vendimin e datës 30.1.2023. Çmimi i shitjes me pakicë i...
Pas publikimit të raportit mbi indeksin e korrupsionit, kanë reaguar nga partia opozitare Lëvizja Besa. Nga atje thonë se raporti i “Transperency International”, mbi indeksin e korrupsionit është mjaft shqetësues për Maqedoninë e Veriut, duke...
Ministria për Punë të Brendshme (MPB) njofton se gjatë ditës së djeshme zyrtarë policorë kanë privuar nga liria 42 vjeçarin M.P. pasi gjatë kontrollit ndaj makinës së tij me targa të Velesit është gjetur dhe...
Moti sot do të jetë diell dhe vranësira. Do të fryjë një erë e lehtë nga drejtimi veriperëndimor. Temperaturat minimale do të lëvizin prej -8 deri 0, ndërsa temperaturat maksimale do të lëvizin prej 2 deri 10 gradë...
Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti sonte ka vazhduar takimet me qytetarët e Komunës së Vrapçishtit. Krahas kryetarit Ahmeti, të pranishmëve me fjalë rasti u janë drejtuar edhe kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi dhe zëvendëskryeministri i...
Kryetarja e Komisionit të Antikorrupsionit, Biljana Ivanovska, sonte për “Click Plus” tha se nuk është e kënaqur me efektin e punës së Komisionit të Antikorrupsionit. “Kemi ankesa nga qytetarët për vendimet e gjykatave. Ankesat...
Çmimi i gazit në bursë është më i ulët sesa ai që shteti bleu për muajin shkurt. Kreu i EMV-së Kovaçevski pranon se aktualisht çmimi i gazit në bursë është më i ulët se ai i Ballkan Utilities, kompania...
Në gjysmën e dytë të shkurtit do të shpallet thirrja publike për ndërtimin e interkonjektorit të gazit natyror me Republikën e Greqisë dhe ndërtimi duhet të përfundojë deri në fund të vitit 2024. Për momentin jemi...
Ministri për Arsim dhe Shkencë, Jeton Shaqiri, kërkon që të sanksionohen të gjithë fajtorët të cilët lejojnë të kalojnë gabime në tekstet shkollore. Thotë se në ligjin për tekste shkollore mungon procedura...
MPB bën të ditur se gjatë ditës së sotme është arrestuar një i arratisur nga burgu i Idrizovë. MPB njofton se bëhet fjalë për një 42-vjeçar nga Kërçova. “Sot (31.01.2023) në rrugën “Dimitar...
Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani ka takuar përfaqësuesin special të Bashkimit Evropian për Ballkanin Perëndimor, Mirosllav Lajçak. Siç njoftojnë nga zyra e Osmanit, në këtë takim janë shkëmbyer informacione...
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, ka takuar sot kryetarin e Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari. Në takim siç njoftojnë nga Qeveria, kryeministri Kovaçevski dhe Taravari biseduan për disa tema aktuale lidhur...
Kryeministri Kovaçevski distancohet nga problemet mes transportuesve privatë dhe Qytetit të Shkupit. Një ditë më parë transportuesit privat ishin të gatshëm për dialog, por pavarësisht kësaj një gatishmëri e tillë nuk...
Republika e Maqedonisë këtë vit, me 40 pikë indeksi, renditet e 85-ta nga 180 vendet në Indeksin e Perceptimit të Korrupsionit (CPI) të Transparency International për vitin 2022. Sipas kryetares së Transparency International – Maqedoni, Slagjana...
Në seancën e sotme të gjykimit për zjarrin në spitalin modular të Tetovës ku humbën jetën 14 persona, u dëgjuan shtatë dëshmitarë të propozuar nga Prokuroria. Pyetjeve të prokurorëve, gjyqtarit dhe avokatëve...
Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari pas takimit me kryeministrin Dimitar Kovaçevski, ka deklaruar se në takimin me kryeministrin Dimitar Kovaçevski, rreth 90 për qind të programit e kanë dakorduar, ndërsa në ditët...
Brenda një muaji, së paku tri arratisje nga burgu ndodhën në territorin e Shkupit. Nga OBRM-PDUKM akuzojnë se lidhjet e mundshme midis të arratisurve dhe LSDM-së janë heshtja dhe mossanksionimi ngrenë dyshime për lëshime...
Në Komisionin parlamentar për zgjedhje dhe emërime sot duhet të vazhdojë debati për propozimin që prokurori publik Ljubomir Joveski të jetë gjyqtar kushtetues. Sipas informacioneve nga Kuvendi, kanë mbetur për të folur edhe njëzet...
Sektori i Punëve të Brendshme të Shkupit dje (30.01.2023) ka vazhduar me kontrollet në fushën e komunikacionit. “Në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 134 masa, nga të cilat shtatë masa për tejkalim të...
Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë me vranësira dhe reshje lokale të borës. Do të fryjë një erë e fortë nga pjesa veriperëndimore e vendit. Temperaturat ditore do të lëvizin prej -6 deri në 9 gradë...
Kryeministri dhe kryetari i LSDM-së – Dimitar Kovaçevski, i cili në një deklaratë për media konfirmoi takimin e nesërm me kryetarin e ASH-së Arben Taravari, për hyrjen e partisë së tij në koalicionin qeveritar, siguron se...
Pas mbledhjes së Komisionit për politikë të jashtme në Parlamentin bullgar më 25 janar, ministri teknik i për Punë të Jashtme të Bullgarisë, Nikollaj Millkov paralajmëroi se ambasadori i tyre, Angel Angellov do të tërhiqet nga...
“Krimi shkatërron institucionet dhe bllokon zhvillimin demokratik të vendit. Krimi është bërë kategori me vlerë e jo e keqja që duhet luftuar. Populli nuk mund të krijojë, aq sa pushteti mund të vjedhë e të...
Për rreth 1 orë fjalim, kryeministri Dimitar Kovaçevski sot në konferencën vjetore “vit i mundësive të reja” më shumë se 10 herë përmendi Bashkimin Evropian dhe NATO-n. Por me të mbaruar fjalimin, në video-prezantimin...
Me datë 29.01.2023 në ora 19:20 në rrugën “Trajko Nikoloski” në Prilep, zyrtarë policorë nga SPB Manastir – DPB Prilep kanë arrestuar J.P.(40) nga Prilepi. Ai u kap duke vjedhur në parcelën e një personi juridik në...
Ambasada e SHBA-së në Shkup njofton se në bashkëpunim me Komunën e Karposhit pastroi parkun në lagjen Bardovci dhe si dhe hoqi mbishkrimet antisemitike nga muret e një ndërtese lokale. Nga Ambasada thonë se këtë e kanë bërë me...
Maqedonia e Veriut do të bëjë gjithçka që përvjetorin e lindjes së Goce Dellçevit, më 4 shkurt, në Shkup të kalojë në mënyrë të dinjitoze dhe pa incidente, ka deklaruar të hënën kryeministri Dimitar...
Lëvizja Besa ka reaguar ndaj videos promovuese të qeverisë së RMV, ku shfaqet një kupon fiskal rus në konferencën vjetore “Viti i Mundësive të reja”, duke e cilësuar si skandal. “Me këtë kjo qeveri dëshmon haptas...
Kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danela Arsovska në votimin e sotëm është shkarkuar nga funksioni Kryetare e Bashkësisë së Njësive të Vetëqeverisjes Lokale. Në komunikatën e Qytetit të Shkupit thuhet se në këtë...