Dua Lipa për festat e fundvitit vjen me dhurata për fansat

Mediale Vip

Dua Lipa për festat e fundvitit vjen me dhurata për fansat

Më: 20 dhjetor 2018 Në ora: 10:04
Dua Lipa

Dua Lipa është një ndër këngëtaret më të suksesshme shqiptare në rrafshin ndërkombëtar.

Ajo po lë pas vete një vit të jashtëzakonshëm me projekte muzikore, koncerte si dhe çmime të fituara.

Këngëtarja përmes llogarisë personale në Twitter ka falënderuar të gjithë për një vit kaq të mrekullueshëm.

Në fakt, bukuroshja jonë e ka bërë tradicionale që të sjell disa dhurata për fansat që e kanë përcjell gjatë gjithë vitit.

“Faleminderit për një vit kaq të mrekullueshëm. Unë mezi besoj se kjo ka ndodhur dhe jam e lumtur që po e ndajë këtë me ju. Si një festë, kam vendosur të sjellë Dualiveries këtë vit dhe të përfshijë disa çmime nga videot dhe shfaqjet e mia”, ka shkruar ajo në rrjetet sociale.

Këngëtarja 23-vjeçare theksojmë se është nominuar për herë të parë në një çmim për Grammy Awards.

Ndryshe, Lipa është duke punuar në këngë të reja që do të jenë pjesë e albumit më të ri muzikor. 

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat