“Urime ditëlindjen burri i ardhshëm i vajzës sime”, Dafina Zeqiri do si dhëndër djalin e reperit të njohur

Mediale Vip

“Urime ditëlindjen burri i ardhshëm i vajzës sime”, Dafina Zeqiri do si dhëndër djalin e reperit të njohur

Më: 21 dhjetor 2018 Në ora: 14:25
Dafina Zeqiri

Këngëtarja e njohur Dafina Zeqiri mesa duket ka dëshirë që të bëhet nënë e një vajze. Dëshira qenka aq e madhe sa madje që tani ka menduar që t’i gjej bashkëshortin asaj.

Si dhëndër të saj të ardhshëm, Dafina ka zgjedhur djalin e mikut të saj të ngushtë, reperit Lumi B.

Teksa ka uruar djalin e Lumi B me rastin e ditëlindjes, ajo ka publikuar edhe një foto të 6-vjeçarit ku shkruan: “Urime ditëlindjen për burrin e ardhshëm të vajzës sime. Blini boy, të duam”.

Edhe pse 6 vjeç, Blini ka profilin e tij në rrjetin social “Instagram” dhe ka mbi 4 mijë ndjekës.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat